​500 euro gjobë për kompaninë e ndërtimit që nuk vendosi masat e sigurisë

Një kompani ndërtimi është gjobitur nga inspektorët e komunës së Prishtinës.

Gjoba prej 500 eurove iu shqiptua meqë në vendpunishte nuk kishte vendosur masat e sigurisë të cilat janë të detyrueshme.

Këtë e ka bërë të ditur kryeinspektori i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

Derisa ka njoftuar për gjobën e vënë ndaj kompanisë, thotë edhe se masat e sigurisë në vendpunishte janë obligative.

“Masat e sigurisë në vendpunishte janë obligative. Mosrespektimi i vendimeve është i dënueshëm! Gjobë për investitorin – gjobë për punëkryesin”, ka shkruar Tahiri.

Ngjarja paraprake

​Vazhdojnë problemet me lëndime për Liverpoolin

Ngjarja e ardhëshme

Padi penale për tetovarin që nuk respektoi vendimin për izolim shtëpiak

të fundit nga