​​Takim lamtumirës i zëvendëskryeministrit Dimitrov me ambasadorin francez Timonie

Shkup, 2 tetor 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov sot u takua me ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Kristian Timonie.

Zëvendëskryeministri Dimitrov falënderoi ambasadorin francez në largim për angazhimin e tij personal dhe punën parimore në drejtim të zhvillimit të vlerave demokratike dhe evropiane në vendin tonë, duke i dëshiruar suksese në angazhimet e tij profesionale.

“Realizuam një angazhim strategjik, u bëmë aleatë në NATO. “Besoj se do të punojmë së bashku për aleancën evropiane,” tha Dimitrov, duke theksuar se metodologjia e re e krijuar me iniciativë të Francës jo vetëm që do t’i japë cilësi procesit, por gjithashtu do të kontribuojë në integrimin e bazuar në merita, sipas zbatimit të reformave konkrete.

Dimitrovi shprehu kënaqësinë për njoftimin për përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në mesin e përparësive gjeografike për bashkëpunim zhvillimor të Francës, në kuadër të planeve të ardhshme të Qeverisë Franceze për Ballkanin Perëndimor, i cili do të kontribuojë në forcimin e ndikimit francez si një aktor ndërkombëtar për zhvillim të rajonit. fb/

Ngjarja paraprake

Rritja e infektimeve me Kovid 19, Filipçe: Ditëve në vijim do të dihet nëse do të ndërmerren masa  restriktive në disa komuna ,çerdhe e shkolla

Ngjarja e ardhëshme

Sa është i pasur presidenti turk Erdogan?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian